Një lajm i trishtë për futbollin gjerman dhe atë botëror, teksa është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare legjenda Franz Beckenbauer. Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë e konfirmoi vetë familja e Beckenbauer. Me Bayern Munich, “Kaiseri” fitoi tre herë radhazi Kupën Europiane (1973/1974, 1974/1975, 1975/1976) dhe pesë herë Bundesligën.

Kujtojmë se Beckenbauer ishte një futbollist dhe trajner mjaft i suksesshëm teksa fitoi dy herë Topin e Artë, një Kupë Bote në vitin 1974 si dhe një Kampionat Europian 1972. Ndërkohë, ish-mbrojtësi e fitoi Kupën e Botës edhe si trajner duke udhëhequr Gjermaninë në vitin 1990.

Artikulli paraprakBarazimi i askujtë, por ndeshja ishte e fortë
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Real Madrid-Atl.Madrid