Futbollisti nigerian, IIfeanyi George ka vdekur menjëherë derisa udhëtonte drejt qytetit të Lagos, pas një aksidenti tragjik me veturën e tij ku ndodheshin dhe dy persona të tjerë.

Tashmë i ndjeri George, ishte pjesë e skuadrës Rangers International F.C. në ligën e parë në Nigeri, ishte 26 vjeç, ndërkohë personat e plagosur janë një shok i skuadrës së tij dhe një mik i tyre, përcjell Korneri.net

“Nuk mund t’i kontrolloj lotët. George, ishte sulmues i fortë që luajti te Rangers dhe ka vdekur. Më është thyer zemra dhe jam i shokuar. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen e tij dhe Rangers,” shkruan nigeriani Mazi Ikemba.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here