Basketbollisti ukrainas Bohdan Popova (19 vjeç) vdiq duke mbrojtur Ukrainën e tij.

Basketbollisti i talentuar luajti në konkurrencën e të rinjve, duke shënuar mesatarisht 13 pikë dhe 19 kërcime për lojë. Kyiv Independent raportoi se Bohdan ëndërronte të luante për UCLA Bruins, një ekip që luan në NCAA, përcjell Korneri.net

Përveç kësaj, ai kishte idhull Bill Walton. Popova e ndërpreu karrierën e tij sportive dhe iu bashkua ushtrisë. Së bashku me NCAA, Popova ëndërronte të luante në NBA. Detajet e vdekjes së Bohdan nuk dihen ende. Kujtojmë, Rusia më 24 shkurt filloi pushtimin e Ukrainës dhe që nga ajo ditë ushtria ukrainase po lufton kundër agresorit që bombardon qytetet atje. /Korneri net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here