Ditë zie për sportit italian.
Dy notarët e rinj italian, Fabio Lombini dhe Gioele Rossetti, kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një defekti në aeroplanin e vogël me të cilin ishin duke fluturuar për dëshirë, nga pista e një shkolle mësimore për pilotë në Netuno, përcjell Korneri.net
Mediat italiane raportojnë se dy notarët profesionistë sapo kishin marrë lejen e aeroplanit, ndërsa në momentin tragjik ata ishin duke fluturuar me një aeroplan të markës P92S që ishte në pronësi të Rossettit.

Mediet italiane raportojnë se pas defektit aeroplani ka rënë në tokë dhe ka shpërthyer duke i marrë jetën në vendin e ngjarjes sportistëve të rinj, 22 dhe 23 vjeçar. /Korneri.net