Në vitet e fundit, tragjeditë në fushat e futbollit janë rralluar ndjeshëm, për shkak të intensifikimit të kontrolleve mbi lojtarët me probleme. Por rasti i Ryan McBride ka rikthyer vëmendjen në një ngjarje tragjike, që sipas medieve britanike i kishte fillesat në fushën e blertë.

Kapiteni i Derry City kishte shfaqur probleme me shëndetin dhe ishte ndierë keq në fushë, në ndeshjen që skuadra e tij fitoi ndaj Dundalkut. Sipas mesfushorit të West Bromwich Albion, irlandezit James McClean, ai për pak sa nuk kishte humbur ndjenjat në ndeshjen kundër Dundalkut.

Dëshmitarët tregojnë se futbollisti që humbi jetën tragjikisht, një ditë më parë kishte pasur dhimbje të forta në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

McBride kishte vazhduar lojën, duke ia faturuar këtë lodhjes së zakonshme në fushë dhe shpenzimit të energjive, por problemet kishin vazhduar edhe në sfidën ndaj Droghedës. Kapiteni 27-vjeçar i Derry City në Irlandë u gjet i vdekur në banesën e tij të dielën. Shkaqet zyrtare të tragjedisë mbeten ende për t’u përcaktuar.

Artikulli paraprakÇmenduri për Bayern-Real, 200 mijë kërkesa për bileta
Artikulli tjetërNBA: Lojë fantastike, dramë dhe grushta në mbrëmjen e kaluar