Finalja e Kupës së Amerikës së Jugut u pezullua pasi një avion linje që transportonte ekipin brazilian të “Chapecoense”, që ishte një prej finalistëve, u rrëzua pranë Medelin në Kolumbi, njoftoi sot konfederata e futbollit të rajonit “Conmebol”.

“Të gjitha aktivitetet e konfederatës janë pezulluar deri në urdhër të ri”, deklaroi “Conmebol”. Avioni i “LAMIA Airlines” transportonte 81 pasagjerë, ku edhe pjestarë të ekipit të “Chapecoense”, që pritej të luante kundër “Atlético de Colombie” në finalen e Kupës Amerikano-jugore, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në kontinent.

Nga ky aksident vetëm gjashtë persona mbijetuan, përkatësisht futbollisti Alan Ruschel, Danilo dhe Jakson Follmann, si dhe masazhisti i ekipit të futbollit. Ndërkohë identiteti i dy personave të tjerë që kanë shpëtuar nuk dihet ende.

Artikulli paraprakFanelë e veçantë për Mousa Sow nga Fenerbahce
Artikulli tjetërTragjedi në shah, humb jetën Mjeshtri i Madh rus!