Nice vazhdon marshimin në kampionatin francez me pokerin e dytë radhazi. Kryesuesit e Ligue 1 kanë mundur bindshëm Nantes me rezultatin 4:1 duke thelluar diferencën me Monaco dhe PSG në 6+.

Një nga lojtarët që shënoi ishte edhe Mario Balotelli. Ky ishte goli i tij i shtatë në po aq ndeshje me Nice. Sulmuesi italian shënoi golin e dytë të ndeshjes pasi golin e avantazhit e shënoi Cyprien. Më pas ishin miqtë që kërkuan të rifuteshin në lojë me anë të Sala, por dy golat e shpejtë që pasuan të shënuar nga Plea dhe Cyprien vulosën gjithçka. Ëndrra e Nice, me në krye Balotelli-n vazhdon.

Artikulli paraprakZeneli “Bombardon” portën e Feyenoord [VIDEO]
Artikulli tjetërSchwein-i “goditet” rënd, nuk e aktivizojnë as me rezervat e United