Gola dhe spektakël në ndeshjen që hapi të dielën e Serie A mes Lazios dhe Genoas, e cila u fitua me rezultatin 4-3, me kryeqytetasit që vazhdojnë garën për një vend në zonën Champions.

Deri 10 minuta para fundit të kohës së rregullt rezultoi gjithçka e lehtë për bardhekaltrit që dominuan me lojë dhe rezultat. Joaquin Correa dhe Ciro Immobile me penallti shënuan në pjesën e parë për Lazion, ndërkohë që autogoli i Marusic në sekondat e para të pjesës së dytë u duk sikur rihapi ndeshjen e cila dukej e mbyllur kur Luis Alberto me një supergol dhe sërish Correa e ngritën rezultatin në 4-1.

Por Genoa nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe Scamacca e Shomudorov në minutat 80-të dhe 81-të shënuan dy gola të shpejtë duke i bërë minutat e fundit drithëruese për Lazion që gjithsesi arriti të ruante avantazhin e një goli dhe mori tre pikë të arta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here