Bisedimet për rinovimet e tre prej liderëve të skuadrës, që të tre në fund të kontratës me 30 qershor të këtij viti, vazhdojnë në “Casa Milan”, por palët kanë ende disa divergjenca mes kërkesave dhe ofertave.

Dje, ka qenë një tjetër ditë intensive në selinë e Milanit, ku ata që janë mbledhur kanë qenë drejtuesit, të cilët pasi kanë vlerësuar situatat me menaxherët e Hakan Çalhanoğlu, Gigi Donnarummas e Zlatan Ibrahimoviçit kanë formuluar ofertat e fundit, nga të cilat duket se Milani nuk kërkon të lëvizë:

ÇALHANOĞLU – Fantazisti turk do 5 milionë euro neto në sezon, plus 1 milion bonus. Oferta e fundit për të është 4.5 milionë neto në sezon, për të paktën 3 vite të tjera, përfshirë edhe bonuset.

DONNARUMMA – Agjenti Mino Raiola kërkon 10 milionë euro neto, Milani kërkon të konfirmojë rrogën 7-milionëshe, por është gati që të shtojë edhe 1 milion tjetër në formë bonusesh për 5 vitet e ardhshme.

IBRAHIMOVIÇ – Një vit kontratë prej 5 milionë eurosh, plus 2 milionë bonuse, në varësi të prezencave të lojtarit. Kërkesa, 7 milionë neto.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here