Milan e ka ndërmend ta sjell në Milanello reprezentuesin italian Andrea Belotti.

Edhe vitin e kaluar kur Milan shpenzoi më shumë se 220 milionë euro për transferime, anëtari i Torinos ishte njëri prej lojtarëve më të kërkuar gjatë tërë verës, përcjell Korneri.net

Megjithatë, këtë vit Milan nuk e ka ndërmend të ndalet dhe me çdo kusht e do Belottin në skuadër pavarësisht se presidenti i Torinos, Urbano Cairo, insiston se lojtari kushton 100 milionë euro, e që në realitet nuk bënë kaq.
Derisa Milan do t’i shet disa lojtarë për të bërë para të mjaftueshme për kartonin e Belottit, nga ana tjetër po flitet se Cairo ka biseduar me Mario Balotellin, i cili do të ishte pasardhësi i Belottit. Balotelli do të transferohej te Torino me parametër zero nga Nice, kështu që me paratë e Belottit, Torino do të ndërtonte një skuadër shumë të fortë dhe stabile e cila më pas do të kërkonte Evropën. /Korneri.net

Artikulli paraprakCavani i mbyll derën Juves: Dua të fitoj akoma me PSG-në
Artikulli tjetërGjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 30-të, në Vala Superligë