Istogu fiton ndeshjen e mbetur, ngritet në vendin e tretëIstogu e ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të enjten në Klinë, Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 28:23. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 16:14.
Te Istogu më efikasja ishte A. Krasniqi me tetë gola. Te Kastrioti 11 gola i realizoi A. Salihu.

Me këtë ndeshje është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës. Istogu është ngritur në pozitën e tretë me 15 pikë dhe ka zhvendosur Prishtinën në vendin e katërt me 14 pikë. Prinë Vushtrria me 17 pikë, para Shqiponjës me 16. Pritet garë e fortë në pranverë mes këtyre katër skuadrave për titull. Kastrioti është i pesti me tetë pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here