Tjetër goditje e fuqishme e Romës në këtë afat kalimtar veror. Sipas lajmeve të fundit Roma dhe Barcelona janë duke negociuar që mbrojtsi belg Thomas Vermaelen të kaloi te skuadra italiane për një shumë rreth 10 milionë euro, 2 milionë tani kurse pjesa tjetër në fund të stinorit. Lojtari i ka thënë “po” Romës pasi i ka pëlqyer atij projekti serioz i klubit. Vermaelen do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare me Romën me një pagë vjetore prej 3 milionë euro plus bonuse.

Kjo nuk është e tëra te Roma pasi po flitet se zyrtarët e klubit e kanë bllokuar mesfushorin a talentuar të Twente, 23-vjeçari Hakim Ziyech, i cili pritet që të kaloi te Roma deri në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Artikulli paraprakGomez në Milano për vizita mjekësore
Artikulli tjetërWestbrook rinovon për 3 sezone me Oklahoman