Rahael Varene sqaron arsyet se përse i tha jo Man.United. Gjatë merktos verore, qëndërmbrojtësi i Realit të Madridit ishte në qëndër të vëmendjes nga ana e trajnerit të “Djajve të Kuq” Jose Mourinho. Portugezi i bëri disa oferta të kënaqshme francezit në mënyrë që ta bindte të transferohej në “Old Trafold”, por në fund 23-vjecari vendosi të qëndronte në Madrid. Në një intervistë të dhënë Varane sqaron arsyet e vendimit të tij.

“Është e vështirë t’i thuash jo një njeriu si Jose Mourinho, pasi ishte pikërisht ai që më dha besim dhe zbuloi aftësitë e mia në mbrojtje. Sidoqoftë në jetë njeriu duhet të marrë disa vendime dhe unë vendosa të qëndroj tek Reali i Madridit, pasi ndihem si në shtëpinë timë këtu. Drejtuesit e klubit kanë besim tek aftësitë e mia dhe unë i kam premtuar se nuk do t’i zhgënjej ata.”

Më pas francezi iu referua dhe trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane. Mbrojtësi deklaroi se në një bisedë që pati zhvilluar me të, 44-vjecari i kishte kërkuar të mos largohej, pasi është një element shumë i rëndësishëm për Realin në repartin e prapavijës.

“Zidane më siguroi se unë jam një element shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe ky fakt me gëzon, pasi jam pjesë e një klubi të madh. Që në momentin që trajneri më ofroi garanci nuk pata më dyshime mbi të ardhmen time.”

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakUs Open, Murray në çerekfinale, eliminohet V.Williams
Artikulli tjetërLajmi i fundit/ Shqipëria do ta vazhdojë sfidën kundër Maqedonisë me 1 lojtar më pak, ja pse