Gjatë Kongresit të 81-të të AIPS-ës që po mbahet në Bruksel, kryetari i gjyqtarëve në FIFA, Massimo Busacca ka bërë një prezantim jashtëzakonisht interesant para gazetarëve sportivë nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe nga Kosova.
Zvicerani ka shpjeguar arsyet pse do të përdoret teknologjia VAR në kampionatin botëror Rusia 2018 dhe ka ilustruar mënyrën se si ajo funksionon, përcjell Korneri.net
Kush është pro përdorimit të teknologjisë?” e nisi fjalimin Busacca duke i’u drejtuar gazetarëve, shumica e të cilëve ngritën dorën. FIFA prezantoi VAR në Kampionatin Botëror për Klube në Japoni 2016. Kjo teknologji u testua edhe në botërorin U20 në Korenë Jugore, Kupën e Konfederatave 2017 etj. Busacca ilustroi me video prezantim si punon VAR, cili është komunikimi i gjyqtarëve dhe si mirret vendimi.
“Në botërorin e këtij viti nuk do të jetë eksperiment por befasi për të mirë. Skandale në referim nuk do të ketë më. Implementimi i VAR deri tash ka qenë i suksesshëm” deklaroi Busacca. /Korneri.net