Real Madrid he Liverpool të kënaqur, italianët po vajtojnë.
Gabimet trashanike të gjyqtarëve në shumicën e ndeshjeve në Champions dhe Europa League, kanë bërë që shumë klube në Kontinentit të vjetër të kërkojnë futjen e sistemit VAR, përcjell Korneri.net
Gjyqtarët po bëjnë aq shumë gabime saqë po ndikojnë direkt në rezultat, dhe këto gabime zakonisht po shkojnë (pro) disa klubeve që kanë reputacion të madh në Evropë.
Rastet e fundit ishin të dukshme dhe skandaloze, ku Real Madrid dhe Liverpool, fal gabimeve të gjyqtarëve depërtuan në finale të këtij edicioni.
Reali eliminoi Bayern Munchen, me bavarezët që iu mohuan tri penallti në Santiago Bernabeu, dhe Romës që në Olipico nuk iu dhanë dy penallti klasike.
Për të mos pasur probleme të tilla dhe gabime pas së cilave po flitet dhe shkruhet shumë nëpër mediat evropiane, sistemi VAR është zgjidhja më e mirë. /Korneri.net