Arsenali pëson humbjen e parë sezonale në Premier League dhe mbetet tri pikë pas City-t kryesues në klasifikimin e përgjithshëm.
“Topçinjtë” dolën pa pikë nga sfida e “St. James’ Park” ndaj Newcastle, ku gjithçka u vendos nga një gol i diskutueshëm i Gordon në pjesën e dytë, i konfirmuar pas disa minutash nga sistemi VAR.

“Magpies” me këtë sukses shkojnë në kuotën e 20 pikëve, pranë grupit të skuadrave që synojnë zonën Champions.
Zhbllokohet më në fund ndeahja në “St. James’ Park” mes Newcastle dhe Arsenalit. Në minutën e 64-tën, pas një kundërsulmi befasues të nisur thuajse nga zona e vendësve, Gordon e shtyn me forcë topin drejt rrjetës.
U desh të kalonin disa minuta që sistemi var ta quante të rregullt golin. Pas disa çastesh ankthi, nis festa nga vendësit.