Trajneri holandez Louis van Gaal mendon se kur ai drejtonte Manchester United-in, skuadra bënte një futboll tërheqës dhe të bukur. Ndërkohë tani që në stol është ulur Jose Mourinho, ekipi bën një lojë të mërzitshme.

Për Van Gaal, taktikat që portugezi përdor detyrojnë lojtarët që të përqendrohen në mbrojtje.

“Ne atëherë luanim futboll. Por nuk është futbolli që vlerësohet në Angli.

Aktualisht unë shikoj që Mourinho nuk po kritikohet dhe skuadra e tij po bën një futboll shumë më të mërzitshëm.

Çfarë United prodhon tani, është futboll mbrojtës. Kurse atëherë ne sulmonim. Rivalët tanë parkonin autobusin ndaj nesh.

Kurse tani ata nuk e bëjnë më falë taktikës së Mourinho-s”, tha Van Gaal, i cili u zëvendësua nga portugezi në stol te “Djajtë e kuq”, pas dy vitesh.

Artikulli paraprakFraza që ndezi sherrin e derbit, “Ibra, flet shumë por lëviz pak”
Artikulli tjetërBomberi turk përfshihet në aksident të tmerrshëm trafiku