Tjetër shqiptar te Konyaspori. Klubi i Superligës turke, ku bën pjesë edhe Sokol Cikalleshi, ka prezantuar Valon Ethemin si lojtarin më të ri të skuadrës.

26-vjeçari ishte pjesë e Istanbulsporit prej janarit të vitit 2021, ekip me të cilin ka shënuar në total 21 gola. Duke qenë ndër lojtarët më mirë dhe më rezultativë.

Ethemi është huazuar te Konyaspori deri në fund të sezonit, me klubin e ri që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në verë.

Sulmuesi i majtë ka zgjedhur fanellën me numër 72 në këtë aventurë të re. Ethemi ka luajtur më parë në Shqipëri me Kukësin dhe Mamurrasin.

/Supersport.al

Artikulli paraprakGirona shembull i futbollit, deklasoi Sevillan
Artikulli tjetërTre tifozë të Sevillas humbin jetën para ndeshjes së sontme ndaj Atl.Madrid