Një tjetër lajm jo i mirë dhe shokues për adhuruesit e Moto GP. Vetëm tri ditë pas vdekjes së pilotit të famshëm amerikan Nicky Hayden, në orët e vona të së enjtës raportohet se kanpësuar aksident gjatë stërvitjes më i madhi i këtij sporti italiani Valentino Rossi.

Ngjarja ndodhi në Cavalara te Rimini gjatë minutave të fundit të stërvitjes dhe siç mësohet nga aksidenti ka pësuar traumë abdominale. Rossi është shtrirë menjëherë në spital, por gjendja e tij është stabile.

Mirëpo, duhet theksuar se këtë lloj stërvitjesh e ka praktikuar edhe më herët dhe është me motocross dhe shteg të vështirë e jo ne shtegun e Moto GP dhe me motoçikletën e tij të zakomshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakEkskluzive: Trepça ’89 lëshon pe dhe i fton të dielën në festë, por “Torcida” akoma dukët se është e hidhëruar
Artikulli tjetërNBA do ta mbajë gjatë në mend finalen e tretë Cavs-Warriros