Skuadër e madhe, por me shumë probleme. Valencia arriti fitoren e dytë rresht në La Liga, për tu larguar paksa nga pozita e fundit në tabelë ku qëndroj në tri xhirot e para, por duket se po largohet ngadal nga kriza e rezultateve.
Në udhëtim te Leganes, Valencia ia doli të kthehej në lojë edhe pse ishte në disavantazh kur Alexander Szymanowski shënoi për epërsinë e vendasve. Mirëpo, “lakuriqët” u kthyen shpejtë në lojë, barazuan përmes portugezit të famshëm Nani, ndërsa fitoren ia siguroi Mauro Suarez.
Duhet theksuar se vendasit patën rast shumë të mirë për barazim pasi penalltinë e huqi pikërisht që shënoi golin e Leages, Alexander Szymanowski.