Mesfushori spanjoll i Manchester United, Ander Herrera nuk ngurron kurrë për të thënë disa fjalë të mira për futbollistët e preferuar, sidomos kur këta të fundit i ka shokë skuadre. Së fundmi spanjolli ka lavdëruar Antonio Valencian, për të cilin mendon se është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë.
Valencia, i cili u soll në “Old Trafford” nga Sir Alex Ferguson në vitin 2009, e ka nisur mbarë sezonin nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho. Forma e tij në fushatën parasezonale të skuadrës dhe performancat në dy ndeshjet e para në Premier League kanë qenë më shumë se bindëse, aq sa Herrera sheh vetëm Dani Alvesin në nivelin e shokut të tij.