Valencia nuk shfrytëzo aspak hapin fals të Barcelonës, madje pëson një humbje. Skuadra e drejtuar nga Marselinjo është mundur minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Getafes, edhe pse për pjesën më të madhe të ndeshjes ishin me një lojtarë më shumë në fushën e lojës.

Getafe mbeti me 10 futbollistë që nga minuta e 25, teksa Arambarri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Valencia luajti një lojë shumë të rrezikshme, me pak mundësi shënimi. Vendasit ndërkohë ishin më të qartë në lojën e tyre dhe gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 66.

Deri ën fundin e ndeshjes Valencia nuk arriti që të shënonte, duke pësuar humbjen e parë pas 13 javësh, ndërkohë që humbin një tjetër pikë në garën për titullin kampion. Valencia mban vendin e dytë me 31 pikë, 5 më pak se Barcelona që dje barazoi me Selta Vigon.

 

Artikulli paraprakLakmon Cantona: “Do duhej të isha pasardhës i …?”
Artikulli tjetërInter në “qiellin e shtatë”: Ja deklarata shpërthyese e Spalletti-it