Ish drejtori sportiv i Real Madrid, Jorge Valdano, duke folur për “El Transistor de Onda Cero” ka thënë se Marco Asensio mund të shkëlqejë në çdo pozicion, por e ka krahasuar atë me Leo Messin e Argjentinës, shkruan “Korneri.net”.

“Marco Asensio është i mirë, mund të luajë në çdo pozicion, por ai më kujton pak Messin kur luante me Argjentinën. Kur ai merr topin, ndodhin gjëra të ndryshme, por ka faza ku nuk ndërhyn, sepse skuadra nuk mund ta gjejë”, ka deklaruar Valdano./Korneri.net.

Artikulli paraprakThomas Strakosha: Penalltinë e prita se dëgjova babain
Artikulli tjetër“The Sun”: Chelsea ka gati 70 mln euro për yllin e Juventusit