Skuadrat elitare të futbollit kosovar vazhdojnë me ritëm të kënaqshëm merkaton verore, ku gjatë ditës së sotme padyshim që lajmi kryesor ishte zyrtarizimi i Mentor Mazkrekajt te FC Prishtina nga Partizani i Tiranës.

Nga ana tjetër lajm i madh gjatë ditës së sotme ishte edhe prezantimi te Llapi i Gentrit Begollit, i cili i’u bashkua ekipit të drejtuar nga Tahir Batatina nga FC Prishtina.

Punë të mire në merkato po bën edhe skuadra e Ligës së parë Fushë Kosova, skuadër e cila ka marrë në radhet e veta talentin e Feronikelit, Labinot Jashanica, por edhe portierin e Trepçës Ermal Gashi./Korneri.net.

Artikulli paraprakConte vazhdon të i’a ‘shkatërrojë’ karrierën këtij futbollisti
Artikulli tjetërHistoria/ Reali e kërkoi Mbappe-n që 14-vjeç