Xhiroja e 14-të në Vala Superligë ka filluar sot me ndeshjen Drenica – Trepça ’89, të cilët e fituar të përzgjedhurit e Bekim Shotanit me rezultat minimal 1:0, por e shtuna dhe e diela do të sjellin të tjera përballje interesante, shkruan “Korneri.net”.

Të dytët në radhitjet tabelare, futbollistët e FC Prishtinës do të jenë musafir të Lirisë, ku përherë të parë në futbollin kosovar do të kemi mundësi të shikojmë përballjen e dy trajnerëve nga Shqipëria, Blendi Shkëmbi dhe Mirel Josa, ku në këtë takim të tre rezultatet janë të mundshme.

Në takimet tjera, Drita është paksa më e favorizuar se Flamurtari, kurse duel ‘kokë me kokë’ pritet të jetë edhe ai ndërmjet Bylbyl Sokolit dhe Ismet Munishit në ballafaqimin Vllaznia e Pozheranit – Vëllaznimi, ku edhe në këtë ndeshje secili prej rezultateve mund të jetë i arritshëm, por skuadra vendase do të jetë e ngarkuar psiqikisht për arsye që gjindet në pozitë të palakmueshme dhe ky mund të jetë një plus për skuadrën gjakovare.

Të dielën në program janë dy takime, ku lideri Llapi do të jetë musafir i Gjilanit dhe kjo ndeshje me gjasë do të jetë ajka e xhiros se 14-të, pasi është tepër e vështirë të bësh prognozë kur dihet kualiteti i skuadrave të Arbnor Morinës dhe Tahir Batatinës.

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të do të përballen Besa dhe Feronikeli, dy skuadra që në xhirot e fundit kanë treguar formë të luhatshme, por skuadra nga Drenasi mund të konsiderohet favorit në letër, por këtë sezonë Besa ka treguar në disa ndeshje që është rival i fortë për secilën skuadër të Vala Superligës./Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare: Evra i’a sheh sherrin “karatesë”, Marseille me vendim shokues pas veprimit të turpshëm…
Artikulli tjetërVrasja e futbollistit në mes të Shkupit