Kampionati kosovar i futbollit është duke hyrë në një fazë të jashtëzakonshme edhe pse sezoni vjeshtor është afër përfundimit, shkruan “Korneri.net”.

Në vikendin që është duke ardhur adhuruesit e Vala Superligës do të kenë mundësinë të përcjellin superndeshje, të cilat pa asnjë dyshim do të zgjojnë kërshërinë e gurmanëve të futbollit vendorë.

Të shtunën e gjithë vëmendja do të jetë e fokusuar te ndeshja Prishtina – Feronikeli, pasi që të dyja skuadrat synojnë titullin e kampionit, por pa interesim nuk do të jetë as ndeshje Drenica – Liria, kurse takimi ndërmjet Vllaznisë dhe Vëllaznimit do të zhvillohet nën hijen e dy takimeve të lartpërmendura.

Të dielën vëmendja e të gjithëve do të jetë në Podujevë dhe në Gjilan.

Lideri i Vala Superligës Llapi, do ta pret kampionin në fuqi Trepçën ’89, kurse derbi i zjarrtë lokal do të jetë pa asnjë dyshim kryendeshja e javës në futbollin kosovar, por edhe në futbollit ballkanas./Korneri.net.

Artikulli paraprakDerbin e Gjilanit e referon ky gjyqtar, lista e plotë e ndeshjeve tjera
Artikulli tjetërKF Drenica “këshillon” FFK-në: Deri të dielën stadiumet mund të bëhen pishina olimpike