Afati kalimtar i janarit bëri që skuadrat e Vala Superligës të jenë goxha të angazhuara në transferimin e futbollistëve.
Mirëpo, edhe kësaj radhe, klubet kosovare nuk arritën të inkasojnë të hyra nga shitja e lojtarëve.
Në fakt, vetëm Trepça ’89 arriti të bëjë diçka të tillë. Kampioni në fuqi arriti ta shesë futbollistin, Florent Hasani te skuadra hungareze, Diosgyori, shkruan Gazetasheshi.com.
Ndonëse çmimi i tij nuk u publikua, ishte presidenti i 89-shit, Abedin Zeka, i cili theksoi se Hasani ka kaluar atje për një shumë të majme parash, duke treguar kështu se përfitime ka pasur edhe klubi i tij.
Mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar veror nëse ndonjë tjetër skuadër kosovare do të arrijë të përfitojë nga shitja e ndonjë futbollisti.