Prishtina i ka dhënë fund serisë më të dobët në histori kundër Besës. Bardhë e kaltërit barazuan 1-1 në Pejë, duke ndalur serinë prej 4 humbjeve të njëpasnjëshme ndaj pejanëve. Sulmuesi i Prishtinës, Basit Khalid ka shënuar golin e parë në karrierë me këtë skuadër në Superligë.

20 vjeçari edicionin e kaluar kishte shënuar 2 gola në kuadër të Digitalb Kupës, për tia fituar Prishtinës këtë trofe. Kampioni në fuqi, Feronikeli ka shënuar 2 fitore brenda 4 ditësh për të fituar 6 pikë të rëndësishme. Skuadra e Afrim Tovërlanit mposhti Ferizajin 2-1, duke dhënë sinjal se kriza që e kaploi në fillim tashmë ka kaluar.

Viteve të fundit Drenica është bërë njëri ndër kundërshtarët e preferuar të Gjilanit në Superligë. Në 4 ndeshjet e fundit, Gjilani ka 4 fitore. Kujtojmë që në 6 takimet paraprake ekipi i Arbnor Morinës kishte mposhtur vetëm 1 herë Drenicën. Hajvalia ka bërë startin më të dobët në histori të klubit në Superligë.

Nënkampioni aktual ka fituar vetëm 1 pikë nga 12 të mundshmet. Rekordin më të keq e kishte regjistruar edicionin e kaluar me vetëm 3 pikë nga 4 ndeshjet e para.

Artikulli paraprakSkandaloze: Skënderbeu akuzon rivalët për kurdisje të ndeshjeve
Artikulli tjetërAksident horror i yllit të skuadrës angleze [FOTO]