Myrto Uzuni fitoi derbin e kuqezinjve me Vedat Muriqin të shtunën e kaluar, derisa Granada fitoi 3-2 ndaj Mallorcas. Sulmuesi beratas realizoi me 11-metërsh golin e tretë për skuadrën andaluze, duke e çuar rezultatin në 3-1 (përkohësisht), por kontributi i tij ishte shumë më tepër.

Uzuni, në përfundim të ndeshjes, ishte lojtari i dytë me notën më të lartë, 7.6, çka tregon se rëndësia e tej në vijën e parë të sulmit ishte e padiskutueshme.

Specialistët e prestigjiozes Marca e kanë përfshirë sulmuesin kuqezi në formacionin më të mirë të javës së tretë, mes yjeve të tjerë të La Ligas. Krahas Uzunit, në dyshen e sulmit, është sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres. Nuk mungon as talenti 16-vjeçar i “blaugranave”, Lamine Yamal, apo ylli i Realit të Madridit, Jude Bellingham.

Forma e mirë e shfaqur nga Uzuni në një prej ligave më të mira në botë i jep avantazh edhe në garën për vendin e titullarit brenda ekipit kuqezi, që në fillim të shtatorit do të ketë dy ndeshje kyçe për kalifikimin në Euro 2024, me Çekinë dhe Poloninë.

/Supersport.al

Artikulli paraprakFormacioni i javës në Serie A, dominojnë Milan dhe Monza
Artikulli tjetërAlonso refuzoi klubin anglez Man United