Ditë e mirë për të mëdhenjtë në U.S Open me Rafael Nadal dhe Novak Djokovic që arritën të fitojnë takimet e tyre. Spanjolli, 14 herë fitues i turneve Grand Slam arriti sërish një fitore të thjeshtë teksa mundi pa shumë probleme rusin, Kuznetsov me rezultatin e pastër 3-0. I vetmi set, ku Nadal hasi në rezistencën e kundërshtarit, ishte i dyti, të cilin e fitoi 6-4, ndërsa dy të tjerët i mbylli me rezultatin 6-1, 6-2. Kampioni në fuqi i turneut, Novak Djokovic siguroi kalimin në raundin tjetër pasi luajti vetëm 6 game përballë Youzhny-t që braktisti ndeshjen për shkakt të një dëmtimi. Jack Sock shfrytëzoi në maksimum turneun e shtëpisë duke arritur të eliminojë Marin Cilic në 3 sete, me rezultatin 6-4, 6-3, 6-3 dhe tashmë do të përballet në raundin tjetër me Tsongan, që arriti të mundë 3-0 afrikano jugorin Kevin Anderson.
Për herë të parë në karrierë arriti të kualifikohej në raundin e katërt, britaniku Kyle Edmund që mundi 3-1 me sete, amerikanin John Isner, që arriti të fitojë vetëm setin e dytë dhe në raundin tjetër do të gjejë përballë tashmë, serbin Djokovic. Sa i përket femrave, Angelique Kerber siguroi një vend gjithashtu në raundin e katërt pasi mundi shumë thjeshtë, Catherine Bellis 6-1, 6-1. Pati probleme Robera Vinci, që fitoi 2-1 me sete me gjermanen ëitthoeft, falë shifrave 6-0, 5-7, 6-3 dhe në raundin tjetër do të përballet me ukraninasen Tsurenko, që arriti të eliminojë 2-1 me sete sllovaken Cibulkova. Petra Kvitova, arriti gjithashtu një fitore pa proboeme, 6-3, 6-4 ndaj ukrainases, Elina Svitolina dhe tashmë do të ndeshet me Kerber në raundin e katërt.
Raporti: Supersport.al