Francezi Lucas Pouille shkaktoi befasinë më të madhe në U.S Open duke eliminuar pas një lufte të gjatë prej pesë setesh, Rafael Nadal. Në “Arthur Ashe Stadium” numrit 24 të botës, iu deshtën  plot 4 orë për të mposhtur spanjollin, që nuk shfrytëzoi as një game me brek në favor në setin e pestë për të fituar ndeshjen më të bukur deri më tani në këtë turne. Që do të ishte një ndeshje e vështirë për Rafën u kuptua që në setin e parë të cilin Pouillet e fitoi  6-1. Nadal u rikthye me një 6-2 në të dytin, por francezi tregoi aftësitë e tij në të tretin të cilin e mbylli 6-4 në favor.

Nadal nuk u dorëzua dhe dërgoi ndeshjen në setin final pasi triumfoi 3-6 në të katërtin. Në setin e fundit përballja ishte shumë e fortë, me Pouille që tregoi karakter duke fituar 8-6 në tiebreak. Në çerefkinale kaloi gjithashtu dhe Tsonga që mundi Jack Sock në katër sete dhe përballë do të ketë Novak Djokovic që nga ana e tij e pati trening  përballjen me Kyle Edmund, të cilin e mundi pa shumë probleme 3-0 me rezultatin 6-2, 6-1, 6-4

Artikulli paraprakRekord i jashtëzakonshëm: Ky është futbollisti prej “qelqi”, 42 lëndime në 9 vite karrierë
Artikulli tjetërKontratën e re të Bale, nuk e pëlqejnë të tjerët!