Një “gafë” e madhe i ka ndodh klubit italian Roma apo faqës zyrtare në facebook, që ka lëshuar një urim për Krishtilndje gjithë tifozëve të Romës për përkrahjen e tyre gjatë vitit 2016 si në Olimpico ashtu edhe jashtë saj, por gabimi në këtë animacion ishte i madh.

Askund në këtë foto të animuar nuk gjendet ikona e klubit Francesco Totti, simboli i Romës dhe kapiteni legjendar. Për këtë “gafë” të madhe tifozët e Romës kanë protestuar ashpër dhe si të papranueshme, pasi vendin e trajnerit Spalletti, është dashur ta ketë pikërisht Totti, ai të jetë më i madhi, e jo trajneri.

Kritikat janë të mëdha dhe të ashpra, e tash pritet ndonjë përgjigje për autorin e kësaj fotoje.

Artikulli paraprakKroos në Londër!
Artikulli tjetërLegjendën e Realit po e transferon ish-trajneri i mbretërve!