Barcelona e festoi atë me një mesazh të dashur në rrjetet sociale. Një montazh audioviziv me disa nga fotot e tij të redaktuara sikur të ishin vizatime.
“Një ditë e veçantë. Një lojtar i vetëm Urime Leo! Shkruan klubi katalunas që shoqëron përbërjet fotografike të botuara në tri gjuhë (anglisht, spanjisht dhe katalonje). Mesazhe urimesh dhe atë urimesh të mira që nga mesnata kanë arritur për yllin e Barcelonas nga Argjentinës së tij, përcjell Korneri.net

El Mundo Deportivo në edicionin e saj në internet, ka shkruar se është ditëlindja e parë që Leo Messi kalon në klubin e tij, sepse për vite me radhë ai gjithnjë kishte qenë me pushime gjatë kësaj periudhe sepse sezoni mbaronte më së largu në fillim të qershorit ose ka qenë i përqendruar me Argjentinan për të luajtur disa gara ndërkombëtare, kështu që do të jetë ditëlindja e parë e Messit në fushë për të stërvitur me FC Barcelona. /Korneri.net