Inter shënoi fitore të jashtëzakonshme, të thellë dhe spektakolare ndaj Atalantas me rezultat 7:1, në ndeshjen më të mrië të neroaxurëve në vitet e fundit, dhe duke e shakatërruar tërësisht rivalin direkt për një vend në Evropë.
Që në pjesën e parë përfundoi gjithçka kur Inter shënoi pesë herë me Mauro Icardi që shënoi hat-trick, dhe dy gola të super Ever Banegas që është rikthyer te ai i vërteti.
Remo Freuler shënoi golin e vetëm në këtë pjesë dhe të tërin për mysafirët.
Në pjesën e dytë Roberto Gagliardini realizoi për 6:1, kurse argjentinasi Banega shënoi për hat-trickun e tij të parë në Serie A, për ta marr edhe ai një top nga kjo ndeshje e paharruar për Etrit Berishën që dje e kishte festuar ditëlindjen e 28-të.
Napoli fitoi 3:0 ndaj Crotonoes me dy golat e Lorenzo Insigne nga penalltia dhe Dries Mertens që vazhdon të shkëlqej në këtë edicion duke qenë në mesin e golashënuesve më të mirë në Serie A.
Fiorentina në sekondat e fundit shënoi fitore ndaj Cagliarit 1:0, Chievo deklasoi 4:0 Empolin, ndërsa fitore të pritur shënoie dhe Udinese te Pescara 1:3.