Manchester United nuk e ka lënë anash kroatin e Interit, sepse marrëveshja apo më saktë transferimi i tij nuk ka vdek ende.

Ivan Perisic mbetet njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga “djajtë e kuq”, dhe Jose Mourinho nuk e ka lënë në harresë anëtarin e neroaxurëve të cilët do ta shitnin vetëm me çmimin që ata duan, edhe pse trajneri Luciano Spalletti dëshiron ta mbajë edhe më tutje, shkruan Korneri.net.

Por, një vështirësi për Man.United do të jetë oferta e re (kontrata) që Perisic e ka në tavlonë nga klubi i madh italian, dhe në rast se ai e vazhdon, atëherë ëndrra e Man.United do të shuhej menjëherë sepse po flitet se kluazola e lojtarit do të rritej në rreth 90 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakPep e thërret “idhullin” e tij në Etihad
Artikulli tjetërOzil afër vazhdimit të kontratës