Manchester United ka arritur të kalojë në çerekfinale të Kupës së Ligës në Angli, pasi ka mposhtur rivalin Manchester City.
Pas humbjes turpëruese në fundjavë nga Chelsea, “Djajtë e Kuq” janë këndellur dhe kanë fituar 1 me 0 ndaj rivalit të qytetit.
Juan Mata në minutën e 54-të realizoi golin e fitores për ekipin e Jose Mourinhos.