Mes Bastian Schweinsteiger dhe Jose Mourinho nuk lindi kurrë dashuri. Që kur portugezi ka zbarkuar në stolin e Manchester United, mesfushori gjerman nuk është marrë më në konsideratë. Klubi i ka ofruar 11 milionë euro futbollistit që të largohet që në janarin e ardhshëm. Nëse pranon, Schweinsteriger do të habisë 7 nga 18 milionë euro që “djajtë” i detyrohen deri në qershor 2018, data kur i skadon kontrata.
Në sezonin e kaluar Schweinsteiger luajti 31 ndeshje me Manchester United duke shënuar një gol, ndërsa që pas ardhjes së Mourinho, emri i tij ka përfunduar në listën e futbollistëve që do të largohen. Ai zgjodhi të qëndrojë në Manchester, por vetëm në javët e fundit është stërvitur me ekipin e parë. “Po i japim mundësinë të jetë në formë që të largohet gjatë merkatos së janarit,” – deklaroi haptazi Mourinho.
“Djajtë” kanë bërë ofertën e tyre. Ata japin 11 milionë euro menjëherë për gjermanin dhe ai do të jetë i lirë të firmosë për një klub tjetër për të vazhduar karrierën. Teorikisht është një ofertë e ndershme, sepse duke marrë të paktën shtatë milionë euro për 18 muajt e ardhshëm, gjermani do të arrinte 18 milionë euro që do të merrte nëse qëndron për 18 muaj jashtë ekipit të United, pa luajtur futboll.