Timothy Fosu-Mensah u largua nga Manchester United dhe udhëtoi për në Leverkusen për të përfunduar transferimin në Bayer.

Ai refuzoi një kontratë të re me Unitedin i pakënaqur me statusin e tij dhe zgjodhi midis Ajax, Hertha, Marseille dhe Bayer. Ai do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare, dhe United do të marrë dy milionë euro për 23-vjeçarin, përcjell Korneri.net

Ai arriti në United nga Ajax në 2014 dhe luajti 30 ndeshje për klubin nga Old Trafford. Sezonin e kaluar, mbrojtësi i djathtë ishte i huazuar në Fulham, dhe para kësaj në Crystal Palace. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here