Rasmus Hojlund mund të krijojë një pjesë të historisë së Ligës së Kampioneve kur ish skuadra e tij, Copenhagen, të vizitojë “Old Trafford” sonte.

Sulmuesi i Manchester United mund të luajë kundër vëllezërve të tij binjakë Oskar dhe Emil, që do të ishte hera e parë që tre vëllezër do të luanin në të njëjtën ndeshje të Ligës së Kampioneve. Hojlund, 20 vjeç, është dy vjet më i madh se binjakët, të cilët janë të dy shumë të vlerësuar.

Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur të gjejnë një vend titullari te Copenhagen, megjithëse mesfushori Oskar ka bërë shtatë paraqitje këtë sezon, duke përfshirë një në Ligën e Kampionëve. Emil bëri debutimin e tij në Ligën e Konferencës vitin e kaluar, por ka bërë vetëm një paraqitje në ekipin e parë këtë sezon.

Megjithatë sulmuesi ka shkëlqyer për ekipin e të rinjve me gjashtë gola në gjashtë ndeshje. Hojlund gjithashtu kaloi nga akademia e Kopenhagenit dhe shënoi pesë gola në 32 ndeshje për gjigantët danezë përpara se të largohej në janar 2022.

Rritja e tij meteorike ka bërë që ylli danez t’i bashkohej “djajve” 18 muaj pasi u largua nga Kopenhageni dhe ai i ka dhuruar klubeve pothuajse 100 milionë funte nga tarifat e transferimit. Por ish drejtori i tij sportiv në klubin lokal Horsholm Userod Idraetsklub (HUI), Christian Muruaks, beson se vëllezërit Hojlund janë edhe më të mirë se ylli i “djajve të kuq”.

Artikulli paraprakE pranoi fajsinë, tash e pret dënimin
Artikulli tjetërJuventusi pranon Calciopolin pas 17 vitesh, heq dorë nga proceset gjyqësore