Për tifozët e futbollit, derbi mes Manchester United dhe Manchester City është një takim që nuk duhet humbur. Një ndeshje që pritet të jetë spektakolare, jo vetëm për yjet që do të jenë në fushën e “Old Trafford”, por edhe për renditjen, duke parë se do të ndeshen skuadra e vendit të parë me atë të vendit të dytë të Premier League.

“Djjatë e Kuq” kanë nevojë për një fitore për t’iu afruar City-it, që ka një avantazh prej 8 pikësh. Ndërsa Aguero me shokë, në rast suksesi, mund të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt titullit. ndër të tjera, do të jenë përballë njëri-tjetrit dy prej trajnerëve më fitues të botës së futbollit: Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.

Pikërisht për arsyet e lartpërmendura, ndeshja që do të luhet të dielën në 17:30 duket se do të jetë më e ndjekura në historinë e kampionatit anglez. sipas “The Sun”, takimi do të transmetohet në të gjithë botën, me përjashtim të katër vendeve: Koreja e Veriut, Kuba, Moldavia dhe Saint Kitts e Nevis. Në Britaninë e Madhe, sipas “Sky”, kjo ndeshje do të kalojë rekordin e 4.081 milionë spektatorëve të vendosur pikërisht nga derbi i Mançesterit në 2012-ën.

Do të jenë të shumtë edhe milionat që do të zbresin në fushën e lojës, piëkrisht sepse në këtë derbi do të ndeshen dy skuadrat më të shtrenjta: 650 milionë sterlina në total. Pa harruar se nuk do të luajnë lojtarë me peshë, si Paul Pogba, Eric Bailly, John Stones dhe Benjamin Mendy.

Artikulli paraprakHonda, 10 e fundit e Berlusconi-t është gati të pushtojë botën me…
Artikulli tjetërFutbollisti i njohur pritet të largohet nga Llapi