Manchester United ka kohë të kthehet binarëve të suskesit, pasi kriza të cilën e patën që tri vitet e fundit nuk mund të tejkalohet aq shpejtë. Pas disfatës në derbin local nga Man City, “djajtë e kuq” e humbën edhe ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Europa League nga Feyenoord 1-0 me golin që e shënoi Tonny Vilhena. Mourinho tentoi me të gjitha forcat ta barazonte rezultatin, i futi në lojë Ibrahimovic, Depay dhe Young, por pa sukses.
Me të njëjtin rezultat në grupin A, Zorya luajti baraz me skuadrën turke Fenerbahce 1-1, që deri më tani në kampionatin turk, kishte humbur tri ndeshje nga po aq ndeshje.