“Kurrë te Juventusi!”, të paktën kështu insistonte trajneri, njër prej më të mirëve në botë, Fabio Capello gjatë kohës kur drejtonte skuadrën e Romës në Seria A. Por pavarësisht kësaj, trajneri nga Udine, pas pesë viteve të kaluara në krye të pankinës verdhekuqe, vendosi të lërë kryeqytetin italian për tu transferuar në vitin 2004 pikërisht në kampin që e kishte konsideruar si “tokën e ndaluar”, te bardhezinjtë e Juventusit.

Capello kishte premtuar te Roma se nuk do të shkonte kurrë te Juventus.Sot, vetë protagonisti në fjalë, i konsideruar nga romanistët si një gënjeshtar, ka pranuar se ka shkelur fjalën e dhënë dhe parimin, teksa ka dhënë një intervistë për revistën “Sette”:

“Është e vërtetë. Nuk e mbajta fjalën e dhënë në adresë të tifozëve romanistë. Duhej të isha sjellur njëlloj si Luciano Spalletti. Ne jemi profesionistë. Ndërkohë, unë shkova te Juventusi. Në ato pesë vite kisha dhënë gjithçka dhe nuk arrija dot të transmetoja te skuadra ato gjëra që kisha përbrenda. Në atë moment ishte shndërruar thjeshtë në një çështje rutinë”./telesport/.

Artikulli paraprakE pabesueshme: Universiteti më i madh në botë ftesë publike për Maradonen! Ja për ç’ka bëhet fjalë…
Artikulli tjetërPioli: Jemi të gatshëm për Juventusin