Tifozët “Ultras” të 18-herë kampionit italian Milan, janë të mllefosur me merkaton e klubit gjatë kësaj vere, ku një mllef të tillë e kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët për mediat italiane.

“Ne si tifozë të Milanit kemi pritur që zyrtarët të klubit do të jenë më aktiv në merkaton verore. Jo vetëm ne tifozët italian, por edhe miliona të tjerë anë e mbanë botës meritojnë një seriozitet më të madh të zyrtarëve të klubit në mënyrë që Milani të rikthehet aty ku e ka edhe vendin, në mesin e skuadrave më të fuqishme të Evropës”, përfundon komunikata e tifozëve “Ultras” të Milanit.

Artikulli paraprakBaggio: Inter mund të befasojë në edicionin 2016/17
Artikulli tjetërNuk e llogaritë Guardiola, Buffon e “dërgon” në qiell