Milan ka nis të bëhet nërvoz më çështjen Gigi Donnarumma, apo më saktë me agjentin e tij Mino Raiola që duket se ka ndërmend ta largoj portierin nga Milano në mënyrën më të keqe të mundshme, shkruan Korneri.net.
Zyrtarët e klubit ia kanë vënë një ultimatum portierit 18-vjeçar, ose të nënshkruaj kontratë të re, ose të mbetet në triubuna për një stinor të tërë pas së cilit mund të jetë i lirë.
Oferta e Milanos për momentin është 3.5 milionë euro në vit për Gigin ndërsa kjo aktuale është vetëm 250.000 euro, andaj janë dy gjëra këtu për momentin…ose merre ose leje.

Raiola po mundohet t’ia rrit pagën edhe më shumë klientit të tij ose ta dërgoj te Manchester City, kurse Milan nuk dëshiron ta shet, mirëpo nëse deri në qershor Gigi nuk nënshkruan kontratë, mund të ndodh edhe opcioni i tretë, që Milan ta shet për një shumë rekorde (60-70) milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakLiga e Kampionëve: Juve-Real do të luhet në stadium të mbyllur
Artikulli tjetërGalatasaray e ka seriozisht për edicionin tjetër, përforcohet nga Serie A