Përveç kujtimeve që vazhdojnë të mbetet gjalla nga ajo mbrëmje e 9 korrikut 2006 në “Olympiastadion” të Berlinit në kujtime janë edhe sendet si podiumi apo diçka tjetër

Gati 11 vjet më pas, podiumi mbi të cilin u kurorëzuan fituesit është gjetur i braktisur në “Olimpiapark”, një park pranë stadiumit ku u luajt finalja mes Italisë dhe Francës.

Zëdhënësi i Departamentit të Sportit në Senatin gjerman, Martin Palgen, ka shpjeguar më tepër hollësi për ESPN.

“Nuk di t’ju them për sa kohë ka qëndruar aty. Shtëpia e ankandeve e Hamburgut që vepron për llogari të FIFA-s nuk arriti ta shiste. Pati interesim nga disa italianë, mirëpo askush nuk e bleu. Kush dëshiron, mund ta marrë”, ka thënë ai, shkruan Panoramasport.

Podiumin u gjeti nga një person gjatë një shëtitjeje në park. Sipas tij, objekti duket i paprekur, në gjendje të përsosur dhe me stemën e FIFA-s.

Gjermanët me dëshirë do ta largonin, pasi nga ai kampionat nuk kanë kujtime te bukura.

Image

Artikulli paraprakSampdoria e ul me këmbë në tokë Interin e Piolit!
Artikulli tjetërVIDEO/ Gaboi Donnarumma?- Nuk keni parë gafat e Didës dhe Buffon