Shorti i Europa League dje vendosi që Milani të luajë ndaj Shkëndijës në fazën e “play off”-it. Fillimisht ishte vendosur që ndeshja e parë të luhej në Shkup, por UEFA ka vendosur që ta ndryshojë për shkak se në stadiumin e Shkupit, më 17 gusht do të luhet një tjetër ndeshje e Europa League mes Vardar dhe Fenerbahce.
“Telekom Arena” në Shkup është i vetmi stadium që i plotëson kushtet në Maqedoni për të luajtur një ndeshje të një faze të tillë, e për pasojë sfida e parë do të luhet në Milano më 17 gusht dhe e kthimit më 24 në Maqedoni.