Shoqata e Futbollit Evropian (UEFA) ka për qëllim këtë vit klubet që konkurrojnë në Ligën e Kampionëve dhe Europa League, t’iu ndaj më shumë se 1.7 miliardë euro, njoftuan zyrtarët e lartë shtëpisë së futbollit evropian.
Sipas parashikimeve, UEFA do të ketë gjatë këtijs tinori të ardhura bruto prej 2.35 miliardë euro, kurse 1.31 miliardë do të shkojnë në klubet e Ligës së Kampionëve dhe pjesëmarrësit e UEFA Super Cup, ndërsa klubet nga Europa League do t’i marrin nga 400 milionë euro,shkruan Korneri.net.
Kjo do të thotë se secili prej 32 pjesëmarrësve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve janë të garantuar një minimum prej 12.7 milionë, ku çdo fitore në këtë fazë të garave është me vlerë një milion e gjysmë, kurse për rezultat të barabartë gjysmë milioni tjetër.
Ata që kalojnë në 1/8 e finales do të marrin 6 milionë euro , çerekfinalistë 6.5 milionë, gjysmëfinalistët 7.5 milionë euro, kursehumbi i finales do t’i merr 11 milionë, e fituesi 15 milionë euro. Teorikisht, një klub që fiton titullin e kampionit me të gjitha fitore mund të pasurohet për 57 milionë euro nga UEFA.
Fituesi i Superkupën së Evropës do të fitoj 4 milionë euro, ndërsa humbësi 3 milionë euro. /Korneri.net