Parkingu për impiantin e “Loro Boriçit”, që mbetet ende i bllokuar për shkak të 5 shtëpive, rrezikon shumë të imponojë Federatën e Futbollit nga UEFA të mos pranojë zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare deri në një zgjidhje finale.

Në sfidën e parë eliminatore është reduktuar kapaciteti i parkingut nga numri limit 150 vende që është i fiksuar për të patur çdo stadium deri në 100 vende për arsye sigurie. Edhe për ndeshjen me Spanjën që është 1 muaj më vonë, mund të tolerohet, por në sfidën me Italinë në vitin e ardhshëm nëse nuk arrihet zgjidhja, atëherë ndeshja nuk do të mund të luhet më aty.

Parkingu është një çështje primare liçensimi dhe UEFA ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme. Kapacitetin limit që kërkohet nga kriteret e liçensimit është 150 hapësira parkimi, në një kohë që për ndeshjen e Marokut është shfrytëzuar një parkim privat.

Edhe për sfidën e parë zyrtare, delegati ka deklaruar përpara zyrtarëve të FSHF-së raportimin e pashmangshëm të situatës për impiantin në zyrën përkatëse në UEFA. Por ku është përplasja? Natyrisht që është pika e shpronësimit të shtëpive që parashikohet të prishen. Ato që mbajnë të bllokuar për momentin hapësirën që do të jetë në dispozicion të parkingut.

Banorët e shtëpive aty nuk pranojnë kuotën prej 8 mijë lekësh të reja për metër katrorë shpronësim, por duan me çmimet aktuale të tregut teksa në anën tjetër, ligji parashikon kuotën e shitjes së 2-3 blerjeve të viteve të fundit. Dhe këtu ka një përplasje.

Artikulli paraprakFOTO / U-21, sherr mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre grekë
Artikulli tjetërTrajneri i Ukrainës: Kosova luan lojë të papastër – shkollë serbe