Në kuadër të ndeshjes së dytë në grupin C, në Kampionatin Evropian U21, përfaqësuesja e Çekisë shkaktoi befasinë e dorës së parë duke e mposhtur Italinë me rezultat 3:1.
Italianët ishin shumë më të mirë në lojë, e kishin posedimin e topin dhe rastet, por çekët fituan praktikisht pas tri gjuajtjeve në portën e Donnarummas, shkruan Korneri.net.

Michal Travnik e kaloi Çekinë në epërsi për ta barazuar rezultatin Domenico Berardi. Vetëm tre minuta më vonë sulmuesi Petagna lëshoi rast të 100% për ta kaluar Italinë në epërsi, dhe kjo i kushtoi axurëve. Marek Havlik dhe më pas qendërmbrojtësi Michael Luftner nga distanca, ia mundësuan fitoren e parë Çekisë që ka pikë të njëjta me Italinë nga 3.
Në rast se Italia nuk fiton në duelin e fundit kundër Gjermanisë apo nuk barazon e Çekia humbë, atëherë gjasat që të kualifikohet tutje do të jenë të vogla. /Korneri.net

Artikulli paraprakSërish Ronaldo, Portugalia kaloi edhe Rusinë
Artikulli tjetërBayern: As mos mendoni për sulmuesin tonë Lewandowski