Ish- futbollisti i njohur anglez Gary Lineker që sot bën profesionin e moderatorit sportiv në televizion, ka shpërthyer nga zemërimi pas shkarkimit të Claudio Ranierit.

Ai e ka konsideruar këtë vendim të drejtuesve të Leicester si të papranueshëm.

“Pas gjithë asaj që Claudio Ranieri ka bërë për Leicester, shkarkimi i tij tani është i pashpjegueshëm, i pafalshëm dhe i trishtueshëm”, shkruan Lineker në “Twitter”.

Shkarkimi i Ranierit u konfirmua nga Leicester përmes faqes zyrtare të klubit.

Artikulli paraprakRrëfehet Pioli: Ndeshjen ndaj Juventus e humbëm nga një korner
Artikulli tjetërKjo 17 – vjeçare i dha leksion Ronaldino-s